Fenerbahce këmbëngul për trajnerin portugez José Mourinho në stolin e ekipit turk. Kandidati për president i këitj klubi, Yildirim, tha se foli në telefon me Mourinho para ndeshjes mes Fenerbahçe dhe Istanbulspor.
“Më tha se e pa ndeshjen. Ai ndoshta ka marrë pjesë edhe në derbin mes Galatasaray dhe Fenerbahçe. Do bëjmë çfarë të dojë, do mundohemi të mbyllim për blerjet që do. Nuk ka problem parash. Klubi ynë ka gjithmonë para”, tha Yildirim.
Yildirim tha gjithashtu se, nëse zgjidhet në zgjedhjet presidenciale të 9 qershorit, Mourinho do të fillojë të drejtojë Fenerbahçen më 10 qershor. “Special One” do t’i kushtojë Fenerbahçes të paktën 40 milionë euro për dy sezone, pa llogaritur buxhetin e transferimeve.
Portugezi pranon të nënshkruajë një kontratë për sa kohë që ka kushte të mira për të krijuar skuadrën e tij siç dëshiron. Kështu bën të ditur Fanatik. Prioriteti i ish-trajnerit të Romës është të vazhdojë punën në pesë ligat kryesore europiane, por arabët tashmë i kanë paraqitur atij oferta bujare financiare.
Për këtë arsye, portugezi preferon të vlerësojë të gjitha ofertat që do të mbërrijnë në dy javët e ardhshme, përfshirë atë të Fenerbahçes. Dhe, pas kësaj periudhe, do të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij./telesport/