Duket se Xhejms Palota, presidenti i Romës, ka “alergji” nga legjendat dhe i ndjek nga klubi një e nga një. Pas De Rosit rradhën për t’u larguar e pati Françesko Toti, i cili ka lënë postin e tij dhe përmes një konference për shtyp, ka dhënë lamtumirën.

Ai është shprehur qartazi se ky largim nuk është për fajin e tij, por për arsye të drejtuesve. Gjithashtu Toti ka thumbuar dhe Palotën, në fjalimin e tij.

“Po tërhiqem jo për fajin tim. Është një ditë që shpresoja të mos vinte kurrë. Nuk isha përfshirë ndonjë herë në një projekt teknik. Presidenti, drejtuesit, dhe lojtarët janë kalimtarë, por legjendat mbeten. Roma është para të gjithave”, kanë qenë fjalët e Totit.

Ndërkaq ai ka folur për të ardhmen e tij, larg Romës: “Kam shumë gjëra që mund të bëjë. Këtë muaj do të vlerësojë ofertat që kam në “pjatë” dhe më pas do të marrë një vendim, i cili do më bëjë të ndihem më mirë. Kur të vendos se çfarë do të bëjë do ta bëjë me gjithë shpirt”.