Nevil Dede është zyrtarisht trajner i Dinamos. Dede vjen pas eksperiencës me Erzenin, ku arriti të sigurojnë ngjitjen në Superiore sezonin e fundit, mision që do e ketë dhe me dinamovitët.
Ka qenë vetë presidenti i klubit kryeqytetas Adrian Bardhi, që ka prezantuar Nevil Deden në krye të stolit të 18- herë kampionëve të vendit. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e klubit të Dinamos në rrjetet sociale.
“Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede.
Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.
Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z.Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.
Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore”, shkruan Dinamo në rrjetet sociale.