Pas një lodhje të tejskajshme prej 4-5 muajsh, me futbollin por më së shumti me fushatën elektorale, Agron Çela I ka dhënë vetes një kënaqësi të vogël. Të pushojë për 4-5 ditë diku jashtë vendit. Biznesmeni I sapozgjedhur deputet në parlamentin e ardhshëm, ka zgjedhur të pushojë disa ditë. Ai vetë nuk ka preferuar të japë vendin se ku do shkojë bashkë me familjen e tij megjithatë nga ana tjetër ka bërë të ditur se koha për të pushuar nuk do jetë e gjatë. Vetëm 4 pikë. Kjo ngaqë atë e prêt një tjetër “fushatë” e vështirë. Këtë herë jo elektorale por ajo e futbollit për të ndërtuar një Vllazni pretendente për titullin kampion, ashtu siç ka premtuar prej kohësh. Pikërisht para nisjes për në pushime, presidenti Çela ka zgjedhur të ketë një takim me gazetarët për t’u bërë të qartë edhe atyre se çfarë ka ndër mend të bëjë dhe cilat janë projektet e tij të ardhshme.
Pushimet. Ka qenë e domodoshme marrja e pak ditëve pushimi. Një fushatë elektorale e gjatë prej 4-5 muajsh dhe njëkohësisht shumë e suksesshme, konkretizuar me shpalljen e tij fitues në garën për deputet, Agron Çela ka dashur ta heqë mendjen për pak ditë nga e gjithë kjo gjë. Në një kafe me gazetarët ai është shprehur pikërisht për këtë gjë. “Mendoj se 3-4 ditë pushimi janë jashtëzakonisht të nevojshme pas gjithë kësaj lodhje të madhe. Stresi ka qenë I madh gjatë gjithë kësaj periudhe megjithatë jam jashtëzakonisht I kënaqur që ia dola me sukses të fitoj garën për të qenë deputet në parlamentin e ardhshëm. E kam thënë edhe gjatë fushatës, të qënurit deputet për mua, është një avantazh për Shkodrën dhe Vllazninë sepse do jem gjithnjë në krah të tyre për t’I mbrojtur por edhe për të kërkuar investime. Nisja e legjistraturës nuk është larg dhe keni për ta parë këtë gjë sesa do ta ngre zërin për këto çështje”- është shprehur ai fillimisht.
Vllaznia. Ok pushimet megjithatë Vllaznia e pret atë. E pret për të nisur nga puna për gjetjen e lojtarëve cilësorë në merkato dhe ndërtimin e skuadrës që ka premtuar. Ai nuk I heq asnjë rresht atyre premtimeve dhe prandaj thotë. “Duke qenë se kisha përpara gjithë verën, sigurisht që pushimet duhej të ishin më të gjata se 3-4 ditë por nuk kam kohë për të humbur. Një betejë, atë për deputet, e fitova. Tashmë kam një betejë tjetër për të fituar, atë me Vllazninë. Kam premtuar një skuadër pretendente për titullin kampion dhe keni për ta parë se do ta realizoj atë. Për këtë arsye, nuk kam preferuar të qëndroj gjatë me pushime por do kthehem më 2 korrik dhe menjëherë do nis nga puna për të mbajtur premtimet e mia. Bashkë me mua shpresoj që atë ditë të kthehet edhe trajneri Bushati që ka qenë për disa analiza në Itali dhe të nisim nga puna. Nuk jemi të vonuar përkundrazi jemi në kohë sepse shumë plane I kemi bërë dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’I konkretizojmë”- ka thënë presidenti I Vllaznisë, tashmë edhe deputet I parlamentit.
Marëdhënia me Bashkinë. Pavarësisht se ka qenë në fushatë gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka qenë në koherencë edhe me zhvillimet tek Vllaznia. Ka qenë I njohur edhe me kërkesat për shlyerjeve e pagave të prapambetura për skuadrën dhe në një moment, presidenti Çela I bëri thirrje Bashkisë Shkodër të lironte fondin prej 50 milionë lekësh të vjetra që ishin të bllokuara në Degën e Thesarit për të bërë këto pagesa më pas. Kjo gjë mbase vuri në dyshim edhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes palëve megjithatë vetë Çela ditën e djeshme në prononcimin e tij për mediat, ka qenë më “I butë” në ato çfarë ka thënë. “Dua të sqaroj se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Bashkinë. Marëdhëniet tona janë shumë të mira dhe besoj se do jenë të tilla edhe në të ardhmen. Unë jam I gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin me të sipas kontratës që kemi të nënshkruar. Nuk ka asnjë tërheqje timen nga posti I presidentit pavarësisht se jam zgjedhur deputet. Do vazhdoj të jem edhe president I Vllaznisë dhe do kërkoj të jem edhe aty fitues”- ka thënë biznesmeni I njohur shkodran.
Gjergj KOLA
Presidenti I lë detyra stafit: Bëni gati planet e punës
Pavarësisht se është larguar për pak ditë nga Shqipëria, presidenti I Vllaznisë Agron Çela nuk ka hequr dorë nga drejtimi I skuadrës. Përkundrazi, ai ka mbledhur në një drekë festive stafin e skuadrës për të festuar me ta fitoren e tij si deputet por edhe për të biseduar me skuadrën. Në mungesë të trajnerit Bushati, merret vesh se ai ka ngarkuar dy zëvendëstrajnerat Sinani e Osja të vazhdojnë punën për të bërë gati planet e stërvitjes dhe gjithçka tjetër në mënyrë që më 2 korrik kur mendohet të nisë stërvitja, gjithçka të jetë gati. Përpos kësaj, mësohet se ai ka lënë porosi në adresë të tyre edhe për të kontaktuar me lojtarët me të cilët kanë filluar bisedimet për t’u veshur kuqeblu por ka mbetur vetëm konkretizimi I këtyre kontratave të reja. Të shpresojmë se më 2 korrik të gjitha gjërat të jenë në rregull dhe Vllaznia të nisë përgatitjet e plotë.