Presidenti I ekipit të Vllaznisë, Agron Çela ka deklaruar në një emision televiziv se ekipi që ai drejton do të jetë serioz deri në fund të këtë sezoni. Këtë presidenti e ka mbështetur tek rezultati që skuadra e tij ka marrë në takimin e fundit me Teutën. Një përballje që është përfolur shumë se mund të tolerohej prej kquebluve, por që nuk ka rezultuar e tillë.
“Ne kemi treguar se jemi një klub dhe një ekip serioz. Të tillë do të vijojmë të jemi deri në fund të këtij kampioanti. Jemi future për të përballur këtë pjesë të sezonit me forcat tona dhe deri tani kemi treguar se këtë po e bëjmë mësëmiri. Nuk kishte pse të kishte shenja tolerimi nga ana e skuadrës sonë në atë përballje me Teutën. Ne të tillë do të jemi edhe në takime e mbetura të këtij sezoni. Më vjen keq që ndihen këto gjëra në kampionatin tonë dhe prej të cilave dëmtohet jo pak herë njera dhe herë tjera skuadër. Nuk na intereson askush vetëm skuadra jonë dhe loja e saj e drejtë e pakompromis deri në fudnin e aktivitet”, thotë Çela.
Aktivizimet dhe afrimi
Presidenti I kuqebluve në fjalën e tij ka analizuar edhe aktivizimet që tekniku Bushati po i bën elementit të ri, por padyshim edhe cilëson se për Vllazninë ka nisur realisht merkatoja. “Mund të them se është në strategjinë e klubit tonë edhe elementi I ri që është në përbërje të skuadrës. Ne do të kemi në fokusin tonë një skuadër me shkodranë, pavarësisht nëse janë pjesë sot e klubit apo shkodranë që luajnë në ekipet e tjera të superligës.. Ajo që mund t’ju them unë është se që tani po mendojmë për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Mendoj se do të afrojmë lojtarë cilësorë dhe do të ndërtojmë një ekip që do ta rikthente Vllazninë pretendente për të dy trofetë dhe jo vetëm për zonën europiane, ashtu sikundër ka ndodhur vitet e fundit’- vijon presidenti Çela.
Tirana
Përballja klasike Tirana e Vllaznia, pavarësisht pozicioneve dhe ambicjeve që në këtë fundsezoni kanë dy skuadrat do të kërkohet që të fitohet nga të dy skuadrat. Shkodranët e Bushatit kërkojnë revanzhin e fazës së parë dhe të arrijnë të mbajnë vendin e pesëtë në të cilin edhe gjendet. Në fund të fjalës së tij presidenti I klubit kuqeblu, Agron Çela I pyetur për këtë takim shprehet: “Përballje të tillë përherë janë ndjekur dhe do të ndiqen me shumë interesim. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë më të mirën në çdo takim. Ne natyrisht që do të kërkojmë që të arrijmë një rezultat pozitiv me Tiranën, kjo për më tepër edhe për të vazhduar ecurinë e rezultateve positive, pavarëisht se arritja e atij objeitivi që I kishim vënë vetes nuk është më vetëm në dorën tonë. Megjithatë e thashë do të bëjmë më të mirën deri në fund”.
Admir URUÇI