Napoli siç dihet prej kohës është në kërkim të të një timonieri të ri. Kampionët në fuqi aktualisht janë 5 pikë larg vendit të 6-të që të çon në Conference League sezonin e ardhshëm.
Nëse deri në fund të kampionatit nuk arrihet pjesëmarrja në kompeticionet europiane atëherë ky sezon është një dështim për napolitanët.
Kjo sigurisht do të sjellë edhe shumë ndryshime në merkaton e verës. Drejtuesit i janë rikthyer ‘pistës’ Antonio Conte. Italiani pëlqehet shumë nga Aurelio De Laurentiis, me këtë të fundit që është gati të bëjë gjithçka për ta bindur 54-vjeçarin.
Aktualisht është pa një skuadër që pas largimit nga Tottenham në mars të vitit të kaluar. Presidenti i Napolit po bën gati milionat për të dhe pikërisht të ardhurat e fituara nga Victor Osimhen do të shkojnë për Conten. Mbetet të shihet nëse napolitanët do t’ia dalin për të bindur italianin apo jo.