Gjithmonë protagonist me deklaratat e tij, presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur pas triumfit 2-0 që skuadra e tij arriti në derbin ndaj Tiranës, teksa nuk i kurseu as batutat. Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes, Demi deklaroi:
“Fitore siç e meriton Partizani! Çfarë e bukur ishte, 2-0, humbëm penallti, për 3-0. Ata na kanë mundur 5-1 ne. Faji i tifozëve nga të dyja palët për ndërprerjet. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë janë sportdashësit tanë.
Nuk i kritikojmë dot, prandaj doja ta bëja derbin te stadiumi i “Partizanit”, sepse atje janë me sjellje shumë shumë të mirë. Ata e meritojnë edhe këtë sjellje, fitorja i ka këto gjëra.
Janë edhe 12 javë, para 8 javësh më duket ishim 4 pikë para, dolëm 6 pikë mbrapa, tani jemi barazim. Po të mbyllet kampionati sot, po të ndodhi diçka si në Ukrainë, jemi kampionë. Kolela ka besimin tim, ka besimin e Olsi Ramës, edhe kështu do të rregullohen këtë gjëra”, u shpreh Gaz Demi.