Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, premtoi se skuadra e vërtetë do të shihet pas janarit. Në prononcimin e bërë pas triumfit në Superkupen e Shqipërisë, numri 1 i rrogozhinasve, ndër të tjera deklaroi:
“Të gjithë trofetë shijojnë. Kemi pasur shumë hyrje dhe dalje, por ekipin e shikoj mirë, nga janar do të shikoni Egnatian e vërtetë.
Si çdo punë, në fillim ka vështirësitë e veta. E mora Egnatian në Kategorinë e Parë dhe ishte duke rënë nga kategoria. Me punë arrihet edhe suksesi. Në vitin e parë kishim vështirësi, sepse ishte viti i parë në Superiore, filluam konsolidimin e ekipit. Suksesi është vetëm puna që bëjmë çdo ditë.
Kur e mora Egnatian nuk kishte as fushë stërvitore, as stadium asgjë. Me akademinë jemi shumë para dhe jam i kënaqur. I kemi ekipe elitare, këtë vit kemi fituar edhe 3 ekipe femrash.
Gjithmonë unë i kam bërë suprizat në janar”, u shpreh Demrozi për “RTSH Sport”.