Momentet dhe ditet e veshtira per futbollistet dhe stafin e Egnatias kane kaluar dhe tashme ata duhet t’i rikthehen normalisht, duke u munduar ta lene sadopak menjane ate trishtim qe perjetuan nga humbja e kolegut te tyre Raphael Dwamena.
Diten e sotme ekipi i eshte rikthyer stervitjes por ne rradhet e pjestareve te kesaj skuadre eshte pare qarte se pasojat e asaj ngjarje te rende te para kater diteve jane ende prezent.
Nga ana tjete, zedhenesi i klubit Xhevdet Zekaj ne nje komunikim me mediat ka bere te ditur se presidenti Agim Demrozi ka marre nje vendim qe tribuna perballe e stadiumit te Rrogozhines qe pritet te ndertohet se shpejti do te marre emrin e Raphael Dwamena.
Kjo ne shenje respekti per ate se çfare ky lojtar dha per Egnatian, madje duke dhene edhe jeten ne fushen e lojes. Ne fakt ditet e fundit eshte hedhur ideja qe i gjithe stadiumi i ketij qyteti te merrte emrin e lojtarit qe u nda nga jeta gjate ndeshjes Egnatia- Partizani, por vendimi i marre eshte tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/