Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste dhe presidentëve të Superligës. Të gjithë së bashku kanë vendosur që të mos luhet futboll deri në momentin që Qeveria të plotësojë 4 kërkesa që klubet kanë. I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, presidentin Armand Duka u shpreh:

Mund të mos luhet fare futboll në Shqipëri? “Kjo është fantashkencë pasi futbolli do të luhet gjithmonë. Jemi shumë larg kësaj çështje”.

Futbollistët e përjashtuar nga trajneri për shkak të dasmës së Roshit? “Trajneri ka ftuar futbollistët që janë më në formë dhe që mund të jenë gati për arsyet që po kalojnë nga pandemia. Nuk kemi marrë masa disiplinore. Nuk kemi më të mirët që ka skuadra, por më të mirët që kemi për momentin. Ata lojtarë që kemi në dispozicon do të jenë të ftuar në Kombëtare.

Investimet e Qeverisë? “Stadiumi i Elbasanit është finacuar 60% nga FSHF-ja, ai i Shkodrës 50% dhe në Kukës gjithashtu gjysma është finacuar nga Federata. Qeveria duhet falenderuar që ka ndihmuar për ndërtimin e stadiumeve në Shqipëri e gjithashtu duhet falenderuar që I vuri në dispozicion FSHF-së ambientin për ndërtimin e zyrave të reja si dhe fushat e hotelin për ekipet kombëtare. Ne nuk themi që Qeveria e Ramës nuk ka ndihmuar sportin, por sportin nuk e ka ndihmuar asnjë qeveri”.Kombëtare”.

Kur fillon Kategoria e Parë? “Dy skuadrat nuk kanë plotësuar licensimin e duhur dhe janë përjashtuar. Të dyja ekipet kanë apeluar dhe pritet përgjigja. Kategoria e Parë do të fillojë kur e ka vendosur komiteti ekzekutiv që i bie të luhet pas ndeshjeve të Kombëtares. Kampionati dhe Kupa do të luhet siç është parashikuar”.

Kur fillon Superliga? “E ftoj Kryeministrin ta ushtrojë kompetecën e tij dhe unë për 5 minuta bëjë që kampionatin të rifillojë sërish. Sipas meje Kreyministrit i ka lënë një shije të keqe bojkoti pasi tha luani se pastaj e zgjidhim. Tifozët duan futbollin në fushë dhe nuk u interesojnë se kush e ka fajin, qeveria apo FSHF-ja”.

Reagimet nga UEFA? “Janë të informuar për situatën dhe e ndjekin. Presin një zgjidhje dhe të gjithë të marrin përgjegjësit e tyre”.

Shembulli i Kosovës? “Ne jemi shumë të lumtur që ligji këtu të jetë njësoj si në Kosovë, madje edhe më pak. Këto ndryshime nuk janë vetëm për futbollin, por për të gjitha sportet. Nuk kemi klubeve futbolli shumë të lulëzuara, por kemi njerëz që kanë falimentuar dhe janë larguar nga futbolli”.

Bojkoti? “Kjo nuk është një luftë e futbollit ndaj Qeverisë dhe Ramës, por një kërkesë për të përmirësuar futbollin. Kjo nuk është luks, por mbijetesë për sportin dhe po të shikosh në këto 30 vite janë zhvilluar gjëra spontane, por nga persona të veçantë.

Nuk kemi trokitur asnjëherë në derën e Qeverisë dhe nuk kërkohet luks, por një përgjegjësi që duhet ta bëjë çdo qeveri. Nuk mund të thojë asnjë anëtar i kabinetit nuk mund të thojë që futbolli ka 4 apo 5 probleme.

Futbolli ka bërë sakfricië në kohë pandemia dhe nuk kishte asnjë mbështetje nga Qeveria, por janë ironizuar dhe janë parë si njerëz që nuk kontribojnë për taksat e këtij vendi. Së fundmi ato kërkesa që në kemi bërë nuk janë kërkesa të këtij viti, por janë kërkuar shumë vite më parë e këto janë detyra të Qeverisë që vetë i kanë premtuar. Betejat me komunikimin publik nuk fitohet, por ne nuk kemi hyrë për të fituar këtë betejë, por kërkojnë që këto kërkesa të bëhen për të mirën e të gjithëve”.

Kërkesat dhe bojkotit? “Ne kemi tentuar të flasim me Qeverinë dhe kjo ka ndodhur që 5 vite më parë. Vetë Kryeministri na ka kërkuar se çfarë ndryshimesh ligjore duhen. Nuk janë marrë parasysh kërkesat tona që i kemi bërë që në 2016 dhe në mars të 201, Kryeministri I premtoi këto ndryshime. Disa persona afër Ramës shprehen se disa gjëra kanë ndryshuar, por unë mendoj se nuk është bërë asgjë në sport.

Aktorët e futbollit duke parë refuzimet nga Qeveria vendosën që të shkonin deri në bojkot. Ata kërkuan që këto gjëra të zgjidhen pasi në të kundërtët nuk mund të luhet futboll. Kryesorja është ligji i sponsorizimit sepse sot buxheti për sportin është 700 mijë euro. Nëse miratohet ky ligj nuk bëhet gjë e madhe pasi është e barabartë sa një kilometër rrugë në vit.

Humbja e Tiranës për shkak të bojkotit? “Eha këto janë muhabete për interesa të personave në veçanti. Nëse do të kishim luajtur do të thonin që ishin të lodhur, por për mua Tirana bëri sukses. Unë nuk ndihem fajtor për eleminimin e Tiranës nga Europa League.

Ky vendim nuk është marrë nga mua, por nga presidentët e klubeve që vendosën të bojkotonin kampionatin. Kjo nuk është shantazh ndaj Qeverisë” u shpreh presidenti Duka.