U duk pune e kryer largimi i tij nga pankina e kombetares shqiptare por presidenti i FSHF-se mesa duket ka nderruar mendje. Sot, ne nje prononcim per TV KLAN, ka rikonfirmuar qendrimin e italianit serish ne kete post.
Kjo ka qene çeshtja qe ka shqetesuar te gjithe ditet e fundit. Dhe në fakt kjo ishte pyetja e parë që i eshte drejtuar Presidentit të Federatës, Armand Duka, se përse ai e fali trajnerin të cilin e kishte paralajmëruar më herët?
“S’është koha për vendime të nxituara. Panucci ka të mirat e të këqijat e veta. S’kemi luksin të ndërrojmë trajner”’eshte pergjigjur ai.
Nëse zakonisht për rezultatet e munguara faturën e paguan trajneri, kësaj here është Presidenti që ka marrë përsipër gjithçka duke thene: “Skuadër modeste. Që të bëjmë mirë duhet të jemi të gjithë pozitivë. S’kemi menduar për trajner tjetër mbështetje maksimale Panuccit”.
Dhe Duka beson fort tek kualifikimi për në Europian. “Eksperimente u bënë, fituam Ismajlin dhe Uzunin, skuadra e konsoliduar edhe në mendjen e stafit”.
Nga biseda në takimin e fundit mes tyre, duket se Duka nuk e kishte vënë në dyshim pozitën e trajnerit.
“Biseduam të bëjmë më mirë gjërat organizative, se nga ana teknike e ka vetë në dorë trajneri”.Takimi i radhës mes tyre do të jetë më 2 Dhjetor për shortin e Europianit ku Shqipëria shpreson se do të kualifikohet, njësoj si me De Biasin.