Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar, Sylvinho, kanë dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në televizionin “Klan”, ku kanë folur gjatë për sukseset e arritura të kuqezinjve, kualifikimin në Europianin “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në grupin E.
“E kanë menduar të lehtë ndeshjen me Ishujt Faroe dhe me një këmbë në festë, me mendjen totale në festë nuk arritën të shënonin. Nuk mund të them nënvlerësim, por vetë ndjesia e brendshme, më shumë mendon për festën dhe kualifikimin, e mendon shumë të lehtë atë ndeshje.
Në mënyrë profesionale duhej ta vlerësonim maksimalisht atë ndeshje dhe ta kishim mbyllur me një fitore. Megjithatë për mua nuk është se e zbeh atë sukses të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar, vendi i parë në grup, madje me shaka diskutonim me misterin… Haaland jashtë dhe Cikalleshi në Europian, kështu që nuk është pak.
“Nuk është se themi kot kemi talente, kemi futbollistë shumë të mirë, duke pasur një kontigjent të tillë padyshim që objektivi është të shkosh në një kompeticion madhor si Europiani. Që kur kemi bërë marrëveshjen me trajnerin Sylvinho dhe kur jemi takuar për herë të parë në Milano për të biseduar rreth këtij projekti, objektivi kryesor ka qenë për të shkuar në Europian.