Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në prag të sfidës Angli-Shqipëri. Ai motivon lojtarët duke thënë se kanë cilësi dhe se duhet të japin maksimumin në fushë për të realizuar një ëndërr, të shkojmë në Botëror.
Postimi i plotë
Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr!
Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia me të cilën ndeshemi sot në “Wembley”. Gjithsesi kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë.
Kombëtarja jonë ka gjithashtu lojtarë të mirë, Kombëtarja jonë ka cilësi, Kombëtarja jonë ka zemër, shpirt dhe do të japë maksimumin në fushën e lojës.
Në fund mund të bëjmë atë që nuk e kemi bërë asnjëherë, të shkojmë në një Kampionat Botëror. Me besim, këmbëngulje, duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur! Forca Shqipëri!