Lajmi i ndarjes nga jeta te legjendes se portes shkodrane Paulin Ndoja padyshim qe eshte shoqeruar me nje keqardhje te madhe nga i gjithe ambienti futbolldashes shqiptar. Vlerat e ketij personaliteti kane qene te njohura nga te gjitha dhe sigurisht qe nuk kane munguar edhe ngushellimet e shumta.
Edhe vete presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka permes nje postimi te shperndare ne faqen e tij ka thene disa fjale per kete humbje te madhe.
“Tjetër lajm i hidhur për futbollin shqiptar na erdhi nga Italia. Paulin Ndoja, legjenda e portës, një prej figurave më të mëdha të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, është ndarë nga jeta sot.
“Mjeshtri i Madh”, një ikonë e vërtetë e sportit, i ka dhënë shumë futbollit si lojtar për shumë vite e më pas si trajner, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që erdhën pas. Një personalitet i madh, i cili ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm për Vllazninë dhe për futbollin tonë.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ndoja, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv shkodran për këtë humbje të madhe.
Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar. U prehsh në paqe legjendë!”- shkruan presidenti Duka.