Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë ditën e stome së bashku me ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, në përurimin e një fushe sportive në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj” në Shkodër.

Numri 1 i institucionit të federatës foli edhe për trajneri e ri të kombëtares. Shumë emra janë përfolur pas largimit të Panuçit, por ende nuk ka asnjë zyrtarizim.

“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.