Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, njeriu qe i dorezoi per te dytin vit rresht Kupen e Shqiperise kapitenit te Vllaznise Erdenis Gurishta, ka uruar ekipin shkodran permes nje postimi ne rrjetet sociale.
“Urime Vllazni!
Një trofe i merituar pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Mbyllja më e mirë e sezonit futbollistik që duhet të zgjoj patjetër oreksin për një ecuri të mrekullueshme në Kupat e Europës ashtu siç i ka hije Vllaznisë”- shkruan ai.
Por ajo qe te ben pershtypje poshte ketij postimi, jane edhe disa reagime te disa tifozeve shkodrane ku spikat njeri prej tyre qe i shkruan:
“I merzitur dukesh ne fytyre o Armand Duka se deshte kukesin ne Europe. Vllaznia mbi te gjithe”.