Pas vizites se sotme ne Shkoder dhe takimit me ekipin e femrave te Vllaznise, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit jo vetem ka dhene nje prononcim per mediat, por edhe ka bere nje postim ne faqen e tij ne rrjetet sociale.

Numri 1 i futbollit shqiptar nder te tjera shkruan se Vllaznia realizoi nje enderr e cila nuk mund te mendohej 14 vite me pare kur nisi kampionati ne vendin tone.

“Sot në Shkodër me vajzat e mrekullueshme të Vllaznisë, krenarinë e Shkodrës dhe gjithë futbollit shqiptar, të cilat vazhdojnë përgatitjet per përballjet me klubet më të mëdha të Europës.

Vllaznia në grupet e Women’s Champions League ishte një ëndërr kur e nisëm futbollin e vajzave 14 vite më parë. Sot një realitet frymëzues për të gjithë futbollin shqiptar. Një sukses që konfirmon edhe njëherë se investimi te futbolli vajzave është i duhuri dhe po hedhim themele të shëndosha.

Konfirmova mbështetjen time personale dhe të FSHF-s për t’i ndihmuar akoma më shumë këto vajza që kanë nderuar gjithë Shqipërinë”- shkruan presidenti Duka ne postimin e tij ne rrjetet sociale./SHKODRA-SPORT.COM/