Në një media sportive shqiptare ditën e sotme është raportuar se presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika, njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vlorës, ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të këtij klubi. Arsyeja sipas tij janë ndëshkimet e vazhdueshme të gjyqtarëve dhe përkrahja e hapur e tyre për ta nxjerrë sërish kampion Skënderbeun. “Panorama Sport” në intervistën e sotme me z. Gjika ka zbuluar se pakënaqësitë e tij kanë të bëjnë me dy gola të korçarëve që thuhet të kenë qenë në pozicion jashtë loje në ndeshjen e fundit, të fituar 3-1 nga ata me vlonjatët. Pas kësaj deklarate, tani mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë, nëse vërtetë presidenti- kryebashkiak do tërhiqet apo jo nga ky post. Një situatë e tillë vjen pikërisht dy ditë para ndeshjes me Vllazninë. Ende nuk dihet se cili do jetë motivi me të cilin do të luajë skuadra vlonjate ndaj kuqebluve megjithatë ata me siguri që do të bëjnë çmos për të fituar ndeshjen. Nëse vendin i parë për ta konsiderohet një tabu tashmë duke parë shkëputjen e Skënderbeut, për vendin e dytë ata janë plotësisht në lojë. Skuadra shkodrane natyrisht që nuk duhet të ndikohet nga lajmet që vijnë nga Flamurtari por duhet të kërkojë me ngulm fitoren në këtë takim për të rregulluar pozitat e veta në renditje.
www.shkodrasport.com