Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka folur për mediet gjatë prezantimit të kandidatëve për çmimet Laureus, duke komentuar edhe ‘EuroClasicon’, që i gjithë Madridi po e pret me padurim.
Gara për trofetë: “Nuk zgjedh mes La Liga-s, Copa del Rey dhe Champions League. La Liga është shumë konkurruese dhe nuk mund të lejojmë gabime. Në të vërtetë, nuk ka qenë kështu për një kohë të gjatë. Zakonisht, në këtë fazë të sezonit gjithçka është pothuajse e vendosur, por tani kemi tri skuadra pretendente dhe gjithçka mund të ndodhë në çdo moment.”
Për humbjen e Real Madridit ndaj Betisit: “Ka ndeshje që humben dhe do të ketë të tjera. Gjithsesi, duhet të presim deri në fund për të parë se çfarë do të ndodhë. Gara është shumë e ngushtë dhe kush bën gabime, ka më pak shanse.”
Për sfidën e nesërme në ‘Bernabéu’: “Ne luajmë gjithmonë për të fituar, pavarësisht fushës, përfshirë ‘Bernabéun’. Është një ndeshje Champions League, një mundësi për të kaluar në çerekfinale dhe për të qenë mes tetë skuadrave më të mira të Evropës dhe kjo është ajo që na intereson. Në futboll, gjithçka mund të ndodhë; çdokush mund të fitojë. Një ekip mund të bëjë një paraqitje të shkëlqyer, ndërsa tjetri të dështojë. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe që ata të mos e bëjnë.”
Për arbitrat dhe VAR-in: “Problemi është se arbitrat kanë humbur shumë nga autoriteti i tyre me futjen e VAR-it. Derisa VAR-i të ekzistojë, arbitrat nuk do të jenë më ata që ishin më parë, por ata që janë tani.”