Presidenti i Federatës Shqiptare të Atle tikës, zoti Gjergj Ruli, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, në lidhje me zhurmën e krijuar nga atletia Luiza Gega, që sot do të përfaqësojë Shqipërinë, në Birmingam, ka dashur të reagojë.
Pikerisht për çështjen e kushteve të vështira që kampionia e Ballkanit, në Stamboll, nënvizoi edhe dje, me një tjetër postim, në Instagramin e saj.
Numri një i atletikës shqiptare i ka bërë apel sportistes që të përqendrohet te gara e sotme, e 1500 metrave, në Botërorin e sallave të mbyllura dhe të lërë menjanë polemikat e ngritura.
E ka bere kete duke i marrë për shembull asaj, edhe Izmir Smajlajn, i cili si Gega, jo vetëm vetëm fitoi medaljen e artë në Ballkaniadën e Stambollit, në kërcim së gjati, por në të njëjtën kohë është edhe kampion i Ballkanit, vjet në Beograd, me kërcimin 8 metra e 8 centimetra.
REAGIMI I RULIT
“I uroj atletes Luiza Gega që të shqetësohet më shumë për garën. Më vjen keq se si e shpërdoron përqendrimin psikologjik një atlete profesioniste, përpara një gare, kaq të rëndësishme.
Nuk dua te flas për uniformën, sepse nuk ia vlen, pasi ajo që ka mbrojtur përpara mediave sekretari Dionisi, i ka bërë të qarta se si akreditohet paraqitja e atletit në gare: uniforma, ngjyra, marka…
E dyta… përsa i përket kushteve, unë mendoj që Luiza Gega ka kushtet shumë më të mira se sa mendojne ato pak njerëz sportdashës.
I kujtoj Luizës se sportisti më i mirë i Atletikes, Kampioni i Evropes dhe Ballkanit (i referohet Izrmir Smajlajt), edhe pse 5 vjet më i ri se Luiza, është stërvitur në kushte inkubatori, pa gropë kërcimi në Tiranë.
Por edhe në këto kushte, të këtij niveli, ai doli sërish kampion…Më lind nevoja të bëj një pyetje: Si ka mundesi qe atletët italianë, gjermanë, francezë, suedezë, grekë, belgë, spanjollë, serbë, ukrainas, e të tjerë, nuk mundën të arrijnë rezultate më të mira se Izmir Smajlaj?!
Atëherë, mos vallë këto shtete nuk kanë kushte për garen e kercimit se gjati?!
Apo mos ndoshta edhe ata duhet të shkruajne ne Instagram dhe të gënjejnë për atë që arritën në Europian dhe Ballkaniadë?!
Mendoj që përshtatshmëria dhe stërvitja profesionale e speciale, që kam aplikuar unë dhe ishtranjeri tufi, përgatitja e lartë psikologjike e bëri atletin Smajlaj të zhvlerësonte thashethemin ‘mungesë kushtesh’, por i dha rëndësi besimit të stërvitjes që kishte bërë”, përfundon prononcimi i Gjergj Rulit.