Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes është shprehur së fundmi se për mbrojtësin Zherom Boateng do të ishte më mirë të largohej dhe të provonte të akomodohej në një tjetër klub. Boateng këtë sezon ndryshe nga vitet e kaluara nuk ka qenë një titullar i rregullt për bavarezët, teksa ka humbur rolin e titullarit në formacion.

Trajneri Kovaç ka preferuar të aktivizojë në qendrën e mbrojtës dyshen Humels dhe Syle. Ndërkohë, Boateng ka qenë i penalizuar edhe nga problemet fizike që e kanë shoqëruar gjatë sezonit. Në këtë formë, presidenti i Bajernit e ka këshilluar të largohet.

“Dua t’ia them si mik se është më mirë të largohet nga Bajerni. Atij i duhet një sfidë e re dhe këtu duket jashtë mundësive”, tha Hënes. Për mbrojtësin ka pasur oferta nga klube të ndryshme, ku mes tyre edhe Mançester Siti, megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Boateng, por e ardhmja duket e sigurt larg Mynihut./vipSport/