Josep Maria Bartomeu shihet si një nga shkaktarët e rënies drastike të Barcelonës në vitet e fundit, asnjëherë konkurruese në Europë e tashmë jo edhe aq dominuese në Spanjë. Pas humbjes së sotme ndaj Bajernit, ishte vetë ai që doli para mediave për të kërkiuar falje publikisht ndaj tifozëve për zhgënjnimin e madh.

“Kjo është një humbje shumë e rëndë. Më vjen keq për tifozët, për lojtarët dhe për këdo që është pranë klubit pasi sot nuk kemi qenë ekipi të cilin përfaqësojmë.

Ndaj të njëjtin mendim me Pike. Është një rezulatat i tmerrshëm dhe duhet të përgëzoj Bajern Mynih, i cili ka qenë shumë më superior dhe e meritoi të kalonte.

Që nga ky moment duhet të marrim disa vendime. Disa prej tyre i kemi marrë dhe tani do t’i vëmë në zbatim. Sot nuk është dita për të folur për ta, tani duhet vetëm t’i kërkojmë falje tifozëve.

Disa prej këtyre vendimeve janë marrë që para fillimit të Champions dhe do i vëmë në zbatim në ditët e ardhshme. Sot është dita për të reflektuar dhe për të kaluar këtë humbje e këtë dhimbje”, ishin fjalët e Bartomeut. /vipsport/