Në fund të ndeshjes mes Empolit dhe Interit, presidenti i ekipit vendas u pyet nga gazetarët se kush mes tre prej ish-lojtarëve të ekipit të tij e bën me shumë krenar për karrierën që kanë ndërtuar në Serie A.
“Mes Fratezit, Zielinskit dhe Asllanit më duhet të zgjedh Asllanin pasi jam i afeksionuar pas tij.
Ai ka qëndruar me ne për plot dhjetë vite dhe jam i lumtur që tani luan 20/25 ndeshje me një ekip të madh si Interi”, tha Fabricio Korsi.