Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka sot do te jete ne Shkoder. Ai do te jete i pranishem ne nje ceremoni qe do te zhvillohet per inagurimin e nje fushe minifutbolli qe eshte ndertuar nga ky institucion ne bashkepunim me Fondacionin “Cana” per nje nga kopshtet e ketij qyteti.

Bashke me te do te jete edhe ish- kapiteni i kombetares shqiptare Lorik Cana. Dhe perveç tyre do te jene dhe drejtues te pushtetit lokal te Shkodres.

Disa dite me pare eshte inaguruar edhe nje fushe tjeter ne Elbasan. Ne viziten e tij ne Shkoder, presidenti Duka nuk perjashtohet mundesia qe te flase edhe per çeshtjen e trajnerit te kombetares shqiptare sepse ka qene ai vete i cili ka deklaruar se trajneri i ri do te emerohet brenda muajit prill.

Ne Shkoder sot do inagurohet nje fushe minifutbolli per femijet e kopshtit por ne fakt ky qytet ka nevoje per nje investim per nje kompleks sportiv sepse jane mbi 1 mije femije qe luajne futboll dhe ne fakt nuk ka terrene sportive.