Italia është ende nën ethet e COVID-19. Së fundmi, numri i të infektuarëve ka nisur të bie duke dhënë shpresa se në vijim gjendja do të përmirësohet. Megjithatë, situata ende mbetet e rënduar dhe për rinisjen e Serisë A, nuk ka akoma diçka të sigurt.

Gjithsesi, presidenti i Federatës, Gravina ka theksuar se do të bëjnë maksimumin që kampionati të rifillojë edhe nëse do të duhet që Serie A të zgjasë përtej datës 30 qershor, i cili është vendosur nga UEFA si limit për të mbyllur kampionatet në Europë.

Detyra jonë është të programojmë data që i japin shpresë të gjithëve atyre që duan sportin tonë. Deri kur të ketë mundësi, do të konservoj shpresat për të rifilluar kampionatin.

Do të bëj çdo përpjekje. Do të bëjmë maksimumin të luajmë me çdo kusht, duke kërkuar edhe ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s për të shkuar përtej datës 30 qershor”, u shpreh Gravina. /VipSport/