Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino i është rikthyer edhe njëherë diskutimit rreth teknologjisë VAR. Edhe pse ka ende njerëz nga opinioni sportiv të cilët janë shprehur kundër, duke qenë se sistemi sjell vonesa në fushë dhe prek emocionet e tifozëve, Infantino mendon se VAR e ka bërë futbollin më të drejtë.
“ Futbolli falë sistemit VAR është bërë më i bukur, më i drejtë dhe më i pastër. Fillimisht isha skeptik, por më pas kur u bëra president i FIFA-s, thashë pse të mos e provoja. Dhe sot e kemi parë që VAR funksionon.
Na duhet të kuptojmë se detyra e arbitrit është shumë e vështirë, ata janë heronjtë dhe nëse arrijmë t’i ndihmojmë, atëherë kjo do të ishte diçka e bukur”, u shpreh Infantino.
Ndërkohë, Infantino ka folur edhe për numrin e shtuar të skuadrave pjesëmarrëse në botërorin e 2026, ku pjesë e Kupës së Botës do të jenë 48 Kombëtare. “ Është një pasojë natyrale e globalizimit.
Për të qenë sa më shumë globalë duhet të jemi përfshirës. Në Rusi, Italia nuk ishte, as Holanda, apo Amerika Kili, Kameruni. Përgjegjësia jonë është të hapim botërorin dhe ta bëjmë më shumë pjesëmarrës”, theksoi presidenti i FIFA-s./vipsport/