Kreu i FIFA, Gianni Infantino do vizitojë nesër Tiranën.
Italiani do takojë presidentin e FSHF-së Duka, teksa do shohë nga afër punimët në Shtëpinë e Futbollit dhe do vizitojë stadiumin Air Albania.
Italiani që është “koka” e futbollit botëror veç të tjerash do ketë takime me kryeministrin Edi Rama.
Finalja e kaluar me sukses e Conference League në maj ka bërë që vetë Infantino të ndjekë nga pranë zhvillimin e futbollit në Shqipëri.