Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka do te jete neser ne Shkoder. Ne nje dite qe do te kete nje axhende te ngarkuar e cila do te startoje paradreke me inagurimin e nje minifushe futbolli ne Juban, fushe kjo e financuar nga FSHF ne bashkepunim me Famulline e kesaj zone.
Pas kesaj, do te jete ne inagurimin e nje tjeter fushe, kete here ne Shtoj dhe behet fjale per nje fushe me parametra te rregullta e cila eshte ndertuar ne bashkepunim me nje investitor privat, ndersa ne oren 13.00 do te jete ne ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” per te marre pjese ne Asamblene e Pergjitshme te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder.
Gjatë Asamblesë do të shqyrtohet raporti mbi aktivitetet e Shoqatës, miratimi i pasqyrave financiare dhe buxhetit për vitin 2025, ndryshimi i emblemës së SHRF Shkodër, si dhe zgjedhja e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Shkodër në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.
Gjithashtu, do të diskutohen çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin dhe zhvillimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.