Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të rikandidojë këtë vit që të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila do të zgjidhet ditën e sotme.

Numri 1 i futbollit shqiptar do të ketë një rivalitet prej 11 personash nga të cilët do të zgjidhen vetëm 7.

Rivaliteti pritet të jetë mjaft i fortë, ku në garë do të jenë dhe emra të njohur si Luis Rubiales, Lise Klavenes, Levan Kobiashvili etj.

Ne fakt presidenti i FSHF-se e ka nisur prej kohesh lobimin me Federata te ndryshme dhe gjasat jane qe ai te marre serish shumicen e votave dhe te zgjidhet per here te dyte ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA-s.

Maredheniet edhe me drejtuesit e ketij institucioni jane shume te mira dhe kjo gje e favorizon numrin 1 te futbollit shqiptar per te qene ne kupolen drejtuese te ketij institucioni.