Elseid Hysaj me shumë gjasa do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij ende nuk është qartësuar pasi Çelsi që ishte destinacioni më i mundshëm, nuk mund të bëjë transferime për dy merkatot e ardhshme. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe vetë presidenti i Empolit, skuadër nga e cila Hysaj bëri hapin e madh duke kaluar te Napoli.

Fabricio Korsi u shpreh se ka mbetur jo pak i çuditur nga Napoli që po kërkon për një mbrojtës të djathtë duke qenë se në Europë ai nuk sheh asnjë që të jetë më i mirë se Hysaj. Sakaq, shtoi se edhe Malkuit, nuk është mbrojtës që atij i pëlqen.

“Nëse Napoli do të na jepte Tonalin në janar, do të na ndihmonte shumë pasi është lojtar i madh dhe që mund të bënte mirë. Ishim të bindur, por nuk ndodhi.

Duhet të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen por realisht Napoli po më çudit që kërkon mbrojtës të djathtë. Nuk shoh askënd më të mirë se Hysaj në Europë, pasi është i fortë. Pastaj, nuk është se më pëlqen shumë edhe Malkuit”, tha Korsi. /VipSport/