eksa sporti në Europë është ndalur prej afro 2 muajsh, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Kosovë. Me debatin nëse ky edicion ia vlen të çohet në fund apo të anullohet, nga Kosova vjen një gjest për t’u vlerësuar.
Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi ka dhënë një kontribut të madh, duke siguruar 11 mijë teste ose tamponë për futbollistët dhe jo vetëm, për të zbuluar të prekurit me Covid-19.
“E di se Kosova ka vështirësi sa i përket testimeve, kam qenë vazhdimisht në kontakt për punën e testeve. Është vështirë të gjendet një test tani.
Një mijë teste do t’i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kurse për futbollin do të ketë mjaftueshëm. Një pjesë e testeve kanë arritur, dhe pjesa e testeve arrinë më pas”, u shpreh Ejupi për Klan Kosova./newsport/