Laçi mposhti 1-2 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Për gjykimin e arbitrit Klajdi Kola ka rezerva, me kuksianët që janë të pakënaqur. Presidenti i nderit, Safet Gjici u shpreh se një kryesor si ai, nuk duhet të gjykojë më.

“U dorëzuam se na bënë të dorëzohemi këto palo arbitra. Jam President nderi. Nuk kam patur kohë ta ndjek, por klubi ka funksionuar. Me sforco të jashtëzakonshme ia ka dalë. Mendoj se Kola nuk është një arbitër për Superligën.

Nuk mundet të drejtojë. Ai ka bërë gafa dhe po e tregon veten e tij. Duhen arbitra që të lënë ekipet të lozin. Nëse vazhdohet kështu, na thoni dhe e lejmë futbollin.

Nuk mbahet futbolli me arbitra-kamarier. Edhe vjet ka ndodhur e njëjta gjë. Ky arbitër vazhdon dhe sa herë kemi ndeshje me Laçin, marrin këtë arbitër” – tha ai./newsport/