Në ditët e fundit është përfolur shumë një kalim i mundshëm i drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare te Milani. Drejtori shqiptar ka korrur sukses me klubin kryeqytetas dhe shikohej nga kuqezinjtë si një pikënisje e rëndësishme për projektin e tyre të ri. Megjithatë, Tare i dha fund të gjithë ideve, teksa rinovoi për të vazhduar epokën e tij të suksesshëm te Lacio.

Në një intervistë, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito u shpreh se Tare gjatë rrugëtimit të tij i ka treguar se nuk ka gabuar me vendimin për ta emëruar drejtor sportiv, ndërsa shtoi se ishte normale të qëndronte me bardhekaltërit, pasi janë një klub më i strukturuar se Milani.

“Ishte një zgjedhje logjike për të qëndruar te Lacio. Në këto momente jemi një klub më i strukturuar se Milani. Tare donte të luante ende kur ishte lojtar, por i thashë se do ta rinovoj kontratën por si drejtor sportiv.

Mbeti i shtangur, por që nga dita e parë më ka provuar se zgjedhja ime nuk ishte e gabuar. Nuk më pëlqeu sjellja e Milanit për të marrë Taren, pasi nuk u konsultua asnjëherë me klubin. Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë, megjithatë secili ka stilin e tij”, tha Lotito./vipsport/