Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, ka bërë një paralajmërim të fortë për lojtarët e ekipit të tij, ditën e sotme.

Në një intervistë për “France Football”, ai shprehet: “Shumë lojtarë duhet të marrin përgjegjësi. Ata nuk janë te ne për të bërë qejf, por për të punuar më fort. Nuk pranoj më sjelljet e atyre që quhen yje. Dhe nëse dikush nuk është dakord, dyert i ka të hapura. Mirupafshim”.

Presidenti i PSG-së, edhe pse nuk përmend emra në veçanti, duket se i referohet Nejmarit. Tashmë, ai ia ka besuar klubin Leonardos, dhe për të qenë kompetitiv në Champions League, deklaron: “E kuptova se diçka duhej ndryshuar, përndryshe nuk do shkonim askund. Leo do të ketë fuqi të plota në klub, kam besim të plotë tek ai”.