Thomas Tuchel nuk ka nënshkruar kontratë me Paris Saint-Germain.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i cili hodhi poshtë të gjitha spekulimet mediatike të cilat kanë raportuar se ish-shefi i Borussia Dortmundit do të jetë trajneri i ri i gjigantëve francezë, shkruan Syri.net.

“Po të kishim nënshkruar me dikë, do ta kishim njoftuar për ju”, tha Khelaifi pas fitores 7-1 ndaj Monacos.

Kujtojmë që PSG u shpall kampione në Francë.