Një delegacion sportiv nga Italia i kryesuar nga Presidenti i Qendrave Sportive italiane, Massimo Achini dhe Mauizio Cadrega më rolin e kordinatorit të aktiviteteve me Shqipërinë zhvilloi paraditen e së premtes një takim me kreun e Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu. Pjesë e grupit italian ishin edhe dy sportistët e Vllaznisë, volejbollistja Ana Gjelaj dhe futbollisti Antonio Marku, të cilët janë përzgjedhur nga italianët si trajnerë për organizimin e aktiviteteve sportive për Veriun shqiptar dhe më gjërë.
Krahas të tjerave Qendra Sportive Italiane me seli në Milano përgatit trajnerë me liçensë ndërkombëtare për drejtimin e qendrave sportive në vendet prej nga vijnë, gjë të cilen e ka përfituar edhe shkodrani Antonio Marku qershorin e vitit të kaluar në kursin dy javor që organizoi në Milano.Nga sa bëhet e ditur të dy palët kanë rënë dakord që gjatë periudhes në vazhdim Qëndra Sportive Italiane në bashkëpunim me strukturat vendore të Shkodrës të organizojnë aktivitete sportive me fokus kategorinë e të rinjve e më gjërë. Sigurisht që një bashkëpunim i tillë konsiderohet shumë i frytshëm dhe do të ndihmojë sportin shkodran për të punuar me projekte të qarta për të ardhmen e tij.