Gazetari i famshëm, Piers Morgan i ka ofruar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrë detyrën e trajnerit të Arsenal dhe kjo ka bërë që rrjetet sociale të ndizen zjarr. Të ngacmuar në pikën e tyre të dobët, tifozët e Arsenal kanë nxituar të reagojnë, pasi Piers Morgan ka publikuar në llogarinë e tij në “Twitter” një foto ku shfaqej përkrah presidentit Trump, duke i dhuruar këtij të fundit një fanellë të Arsenal me numrin 45. I pakënaqur me tërbimin e rrjetit për intervistën e tij me Trump, Morgan ka zbuluar gjithashtu se ka ftuar presidentin e 45-të të SHBA që të bëhet trajner i Arsenal, për të zëvendësuar Arsene Wenger.
“Ekskluzive Botërore. Momenti kur ftova presidentin Trump që të bëhej trajneri i ri i Arsenal, sepse ai do të ndërtonte një mur të fortë mbrojtës, të kishte një filozovi sulmuese dhe do të dëshironte të fitonte trofe të mëdhenj me çdo kusht”, shkruante Piers ne llogarinë e tij në “Twitter”, duke ngjallur njëherësh tërbimin dhe furinë e shumë tifozëve, sikurse dhe të qeshurat dhe ironitë e pjesës tjetër të mbështetësve të “Topçinjve”.
'The hottest love has the coldest end' – Socrates. pic.twitter.com/CdKp8qupl0
— Piers Morgan (@piersmorgan) May 31, 2017