Prej afro 2 muajsh, Cristiano Ronaldo është pa një ekip dhe aludimet kanë qenë të shumta, për destinacionin e rradhës të yllit “luzitan”, ku ndër ekipet e përfolura është dhe ish-klubi i portugezit, Sporting Lisbon.
I pyetur nga mediat për një afrim të mundshëm të 5 herë fituesit të Topit të Artë, Presidenti i Sporting, Ruben Amorim tha se akoma asgjë nuk është vendosur dhe se duhet pritur janari, për të hedhur më shumë “dritë” mbi këtë transferim.
“Nuk do të kërkoj asgjë. Vetëm për më shumë durim dhe besim prej nesh.
Nënshkrimet do të bëhen në janar ose verë. Ronaldo? Ai ishte në Katar, ju patë mundësinë të pyesni Cristianon për këtë në konferencën për shtyp, por nuk e bëtë (qesh). Më keni pyetur tashmë 500 herë dhe tashmë jam përgjigjur”,- Amorim mbi çështjen e transferimit të Ronaldos.