Një deklaratë skandaloze e pronarit të Steauas, George Becali ka shkaktuar jehonë të madhe në opinionin sportiv dhe më gjerë.Në programin televiziv “Ora Exacta in Sport”, ai ka thënë se futbolli i femrave është ide satanike dhe do të largohej nga futbolli nëse do të jetë i detyruar të formojë edhe ekipin e femrave.

“Nuk mund të jeni kundër dëshirës së Zotit. Futbolli i femrave është ide satanike. Si mund të luajnë femrat futboll? Ato nuk janë të ndërtuara për futboll, trupi i tyre nuk është për këtë sport. Është e rrezikshme… Kjo është kundër natyrës së tyre”, ka thënë Becali.

“Femrat janë të krijuara për të qenë të bukura dhe për të tërhequr gjininë e kundërt. Ne po i trajtojmë keq nëse po i lejojmë të luajnë futboll. Ato mund të luajnë hendboll, volejboll, basketboll, por jo sporte agresive”, ka shtuar Becali.

Ai kujtohet edhe për një veprim tjetër skandaloz nga viti 2013, kur refuzoi të ulej në tavolinë me zyrtaren e Ajaxit, Henry Hendrix, pasi ajo kishte këpucë shumë më të lira se sa të tij.

“Përse të ulem me presidenten e Ajaxit? Ajo kishte këpucë që kujtojnë 200 euro, ndërsa këpucët e mia kushtojnë 4000 euro”, pati thënë Becali.