Tefik Osmani prej disa kohesh eshte emeruar dhe po kryen detyren e drejtorit sportiv te Vllaznise, por duket se largimi i tij nga Tirana nuk i ka lene nje shije te mire presidentit te ketij klubi Refik Halili.

Gjate nje interviste per RTSH Sport, numri 1 i klubit bardheblu eshte ndalur edhe tek Osmani dhe ish- trajneri Shehi, te cileve u ka thene se nuk do te gjejne president me te mire se ai.

“Tefiku është komshiu im, si dhe Juli. Kam bërë bisedë që në hapat e para që i kam thënë si komshinj jemi afruar më shumë. Janë shumë më të rinj, i kam thënë nëse del variant më i mirë jeni të lirë të shikoni interesat tuaj. Tefiku ka bërë mirë, ka punuar, lëvizje në merkato ka qenë i saktë. Jam i kënaqur.

Në fund zgjedhjen e bëri vetë. Për mua nuk ishte e mirë sepse ishte në periudhë që nuk jemi mirë. Megjithatë jam natyrë që i përballoj sepse kemi kaluar situata më të vështirë.

As Refik Halilin nuk e gjen më, do e shikojmë, koha do e tregojë këtu jemi. Jo se nuk ka burra më të mirë se unë, po toleranca ime dhe mirësia ime ka qenë e jashtëzakonshme për të dyja palët qoftë për Shehin dhe Osmanin.