Messi, Ronaldo, Mbappe dhe Botërori i Katar kanë qenë temat më të rëndësishme në muajin e fundit, një diskutim ku është përfshirë edhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë.
Erdogan njihet për pasionin e tij ndaj futbollit, dikur ka qenë edhe një ish-futbollist profesionit, por këtë herë presidenti ka bërë një analizë interesante për atë që ndodhi me Ronaldon në Botëror, foli për Messin dhe për Mbappe-n.
“Për fat të keq, Ronaldo u shpërdorua, i vendosën dhe një vello politike, pasi Ronaldo njihet nga të gjithë si një mbështetës i kauzës palestineze. Të aktivizosh një lojtar si Ronaldo për 30 minuta në ndeshjen kundër Marokut, do të thotë të hedhësh në fushë një lojtarë të ezauruar psikologjikisht, i hoqën energjinë”, u shpreh Erdogan në një aktivitet me të rinjtë në Erzurum.
Sipas informacioneve që kam, Ronaldo do të shkoj në Arabinë Saudite”, theksoi Erdogan i cili ndër të tjera shtoi se Argjentina e meritoi suksesin në Botëror: “Messi? Deçiziv, pavarësisht moshës. Mbappe? Ai është e ardhmja”, përfundoi Erdogan.
Ronaldo nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim të qartë për konfliktin Izrael-Palestinë, pavarësisht lajmeve të rreme që shpesh shfaqen në internet.
Historia se Ronaldo dhuroi 1.5 milionë euro për palestinezët pasi ai nxori në ankand një çmim të këpucës së artë u mohua në vitin 2019 nga kompania e menaxhimit që përfaqëson futbollistin.
Një imazh i Ronaldos duke mbajtur një tabelë në spanjisht ku shkruhej “Së bashku me palestinezët”, që u shpërnda gjerësisht në internet, gjithashtu ishte montazh pasi mesazhi që shkruhej mbi të në fakt ishte mbështetje për viktimat e tërmetit të vitit 2011 në Spanjë.