Ecuria e mire e Vllaznise se femrave ne UEFA Women Champions League ne keto dy sezonet e fundit, ka marre edhe vemendjen e drejtuesve te UEFA-s.
Pikerisht per kete arsye, presidenti i saj Lazer Matija sot ka marre nje urim nga vete numri 1 i ketij institucioni Aleksander Ceferin.
Permes postes ka mberritur ne Shkoder nje leter urimi e firmosur prej vete atij dhe bashke me te ishte nje dhurate shume e bukur, ne te cilin ishin te stampuara logot e 32 ekipeve me te mira te Europes.
Dhe nder to eshte edhe Vllaznia dhe padyshim qe ky eshte nje moment shume interesant, i cili natyrisht evidenton me se miri suksesin e ekipit shkodran ne keto dy vitet e fundit, kur ka arritur te kaloje turin e pare ne Champions League./SHKODRA-SPORT.COM/