Kampionatet në Europë do të luhen deri në fund në fushën e lojës dhe nuk do të vendosen në tavolinë. UEFA sot ka qenë e qartë me të gjitha klubet ku ka nisur një letër zyrtare që asnjë Federatë të mos japi titullin në tavolinë për të pres për rifillimin e garës.
Presidenti I UEFA-s Alexader Ceferi në një intervistë për “ZDF”, është shprehur se futbolli do të rikthehet të luhet edhe pse mund të jetë pa tifozë, por titulli do vendoset në fushën e lojës.
“Futbolli pa tifozë është e qartë që nuk është i njëjtë, por është më mirë të luash me stadiume boshe sesa të mos luash fare. Njerëzit duan energji pozitive, ata do të jenë në gjendje të shikojnë ndeshje në TV.
Kur do të luhen kupat? Ndoshta në korrik ose gusht, nëse jo, ne do të vazhdojmë në shtator dhe tetor,”, u shpreh shkrurtimisht Ceferin./newsport/