Aleksander Ceferin do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Tiranë. Presidenti i UEFA ka vendosur të mbërrijë në Shqipëri duke parë situatën e fundit që është krijuar në prag të zgjedhjeve për president të FSHF-së.

Ceferin do të takohet nesër “kokë më kokë” me Ramën dhe Dukën dhe takimi prite të zgjasë rreth 3 orë teksa do të diskutohen ngjaret e fundit që kanë ndodhur.

UEFA është e shqetësuar për finalen e Conference League që do të mbahet në Tiranë në muajin maj, ndërsa në takimin që do të zhvillohet nesër do të flitet edhe për përfshirjen e politikës në sport.

Zgjedhjet e ardhshme ne FSHF kane krijuar nje klime te tensionuar ne gjithe ambjentin futbollistik shqiptar dhe pikerisht prej kesaj neser vjen edhe Ceferin.