Presidenti i Veronës, Mauricio Seti ka zbuluar se për Marash Kumbullën janë shumë ekipe të mëdha të interesuara.
Mbrojtësi shqiptar me paraqitjet e tij këtë sezon në Serinë A ka tërhequr vëmendjen disa klubeve të mëdha në Itali si Inter, Lacio dhe Napoli.
Ne kemi shumë oferta për Kumbullën, të gjitha nga ekipe të mëdha. Djaloshi i ka të gjitha për të qenë në një nga 10 klubet më të mira në botë”, tha Seti për “Il Giorno”.
Kumbulla ka luajtur 28 ndeshje për Veronën.