Ecuria e shkëlqyer e Vllaznisë në aktivitet kombëtare ku prej 8 vitesh dominon në mënyrë absolute, por edhe suksesi në Ligën e Kampioneve të Europës, e kanë bërë presidentin e ekipit të femrave Lazer Matija të jetë njeriu më i votuar në sondazhin e hapur nga portali newsport.al.
Ai është hapur prej pak ditësh dhe drejtuesit e këtij portali, kanë përzgjedhur 11 figura të njohura të sportit, për të nxjerrë prej tyre edhe personazhin e vitit 2020.
Në këtë listë përpos emrave të tillë si Edy Reja, Marash Kumbulla, Florian Marku, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Erblira Bici, Matvei Petrov, Endrit Hysenagolli e Kyrian Nëabueze, ka përzgjedhur edhe presidentin e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë Lazer Matija.
Interesant është fakti se nga 4 mijë vota të këtyre ditëve, presidenti i Vllaznisë ka marrë 20 % të tyre, pra 791 duke qenë kësisoj në vendin e parë për momentin. Ai ka lënë pas ish- trajnerin e Tiranës Emanuel Egbo që ka 465 vota, ndërsa në të tretin është futbollisti shkodran i Romës dhe i kombëtares shqiptare- Marash Kumbulla me 373 vota.
Votimi do të mbyllet më 30 dhjetor dhe me këtë ecuri, me shumë mundësi Matija do të jetë edhe fituesi i këtij sondazhi për të qenë ai personazhi i vitit 2020. Megjithatë, për ta konkretizuar këtë, sigurisht që nevojitet edhe ndihma juaj të nderuar lexues sepse do të ishte një kënaqësi për Vllazninë dhe Shkodrën shpallja “personazhi i vitit”. Për këtë arsye, mund të votoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://newsport.al/