Vllaznia do të luajë ndeshjen e fundit të këtij viti ndaj Kukësit në shtëpi. Në një pronocim për “RTSH”, presidenti i skuadrës shkodrane, Alban Xhaferri ka komentuar këtë sfidë, ndërsa skanoi edhe humbjen e Partizanit ndaj Kukësit. Numri një i Vllaznisë theksoi se atyre u interesonte fitorja e Partizanit për të mbajtur pozicionin e tyre.
“Ky është futbolli. Në një moment menduam se Partizani do të fitonte ndeshjen, por Kukësi e ktheu, urime skuadrës fituese. Nuk e prisja, autogoli ndryshoi lojën, i ra motivimi dhe Partizanit.
Sigurisht që ne na interesonte fitorja e Partizanit për të mbajtur pozicionin tonë”. Sfida ndaj Kukësit? “Gjithmonë jam i mendimit se duhet të shikojmë punën tonë, duhet të fitojmë ndeshjet tona.
Ndeshja me Kukësin do të jetë një finale për ne. Më e rëndësishmja për ne është që të marrim fitore me rivalin direkt, Kukësin dhe më pas vitin tjetër, në fillim të vitit, kemi një finale përsëri të fortë”, u shpreh Xhaferri./newsport/