Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka marrë pjesë në ndeshjen finale të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Francës, që u zhvillua në Katar.

Menjëherë pas kësaj finaleje, me një status të publikuar në “Facebook”, presidenti Xhaferi ka përshëndetur organizimin e Botërorit në Katar.

Në statusin e tij, Xhaferi është shprehur se ky ishte padyshim Botërori më i mirë i organizuar ndonjëherë. Poashtu, ai shtoi se kjo Kupë Bote në Katar ishte Botërori i vlerave, pasi sipas tij gjatë kësaj periudhe ka qenë një mikëpritje fantastike nga populli vendas.

“Padyshim, Botërori më i mirë i organizuar ndonjëherë. Ky ishte Botërori i vlerave. Atmosferë madhështore dhe mikëpritje fantastike.

Një finale e mahnitshme dhe një nivel të jashtëzakonshëm tek të dyja skuadrat, por në fund fitoi legjenda Messi”,-mbylli postimin e tij në “Facebook”, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.
Maringlen ZHIVANI