Flamurtari ia doli vetëm në javën e fudnit të kampionatit të Kategorisë së Parë të sigurojë ngjitjen në Superiore. Kuqezinjtë rikthehen kështu në elitë pas 5 vitesh mungesë dhe sigurisht që ky sukses do të festohet gjatë.

Për arritjen e këtij objektivi, Sinan Idrizi ka vendosur të hapë “thesin”. Siç mësohet nga shtypi i shkruar, kreu i Flamurtarit do të shpërndajë premio ndaj stafit dhe lojtarëve.

100 mijë euro do të jetë shuma që Idrizi ka menduar të shpërblejë ekipin, ndërsa do të ketë edhe rroga për muajin maj, pavarësisht se kampionati tashmë ka përfunduar.

Por jo vetëm kaq, pasi do të organizohet edhe një drekë e madhe, ku mendohen se do të jenë diku tek 100 të ftuar, të cilët me shumë gjasa do të rehatohen në një nga restorantet në bregdet.(newsport)