Laçi mori një tjetër rezultat negativ këtë javë, teksa u mposht minimalisht nga Erzeni. Pas kësaj disfate, kanë qarkulluar zëra, për një largim të trajnerit malazez, Vukicevic.
Për t’i dhënë fund këtyre zërave, ka menduar presidenti i Laçit, Pashk Laska, i cili në një mesazh dërguar në emisionin “Skaner” në MCN TV, thotë se nuk ka asnjë të vërtetë për largimin e trajnerit.
“Nuk ka asnjë të vërtetë për largimin e Vukicevic. Trajneri i Laçit është ai që ka qenë dhe ne nuk kemi lëvizur trajner.”, shkruan Laska në mesazhin e tij.
Ne fakt kjo eshte diçka shume e mire kur nje president kerkon ta mbroje deri ne fund trajnerin e tij, pavaresisht se Laska me perpara ka treguar se nuk ka qene shume i duruar me to, madje duke larguar edhe trajnere shume te suksesshem.
Ne rastin e Vukiçeviç duket se gjerat jane ndryshe, perderisa edhe e mori per here te dyte pas deshtimit te vjetshem dhe per kete arsye, kete here kerkon t’i besoje me shume.